Dinamo nis me operacionin “fshesa”, lista e largimeve nga “Nëndetësja” pritet të jetë e gjatë

Me përfundimin e kampionatit do të mësohet se cilët lojtarë nga grupi aktual do të qëndrojnë te Dinamo. Pjesa më e madhe do të largohen dhe mund të ketë edhe ndonjë largim të parakohshëm, duke parë situatën e fundit.

dinamo

Sofranak është jashtë planeve të trajnerit Vanoli, mbetet të shihet se si do ta zgjidhin palët çështjen e kontratës. Në këto ‘ujëra’ është edhe braziliani Denison.

Të tjerë lojtarë, si kapiteni Ibraimi, Demiri, Siljanovski apo Lilaj, vështirë se mund të luajnë në Kategorinë e Parë, por të gjithë janë në kontratë dhe duhet gjetur një akord mes klubit dhe lojtarëve.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×