I buzëqeshur dhe i qetë, Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik pasi u diagnostikua me sindromë e rrallë

justin-bieber-2

Justin Bieber është parë për herë të parë në publik pasi u diagnostikua me sindromën e rrallë Ramsay Hunt.

Ylli i popit dhe gruaja e tij, Hailey Bieber , dukeshin të qetë dhe të buzëqeshur kur zbritën nga avioni i tyre në Los Anxhelos, pasi kaluan 2 javët e fundit në një ishull privat në Bahamas.

Justin Bieber u shfaq i veshur sportiv plot ngjyra ndërsa kishte vënë edhe një kapuç dhe një palë syze.

Justin kohët e fundit foli për sëmundjen tronditëse duke u thënë ndjekësve të tij në Instagram se po luftonte me një virus që i shkaktoi sindromën Ramsay Hunt, e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.

Ai shpjegoi se kjo është arsyeja pse ai duhej të humbiste shfaqjet e fundit dhe u tha fansave se duhej të merrte pak kohë për të punuar për t’u përmirësuar.

Ende nuk është e qartë se sa kohë mund t’i duhet këngëtarit të “Yummy” për një rikuperim të plotë, por ai dukej i sigurt se gjithçka do të kthehej në normalitet me pushimin dhe kujdesin mjekësor.

Deri më tani, turneu i tij është botëror do të rifillojë më 31 korrik 2022 në Itali, sipas faqes së tij zyrtare të internetit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×