Ishte në fund të kontratës me Tiranën, mbrojtësi bardheblu rinovon për dy vite të tjera me kampionët

Mbrojtësi i Tiranës, Filip Najdovski, ka rinovuar me klubin bardheblu dhe për dy vite të tjera.

NAJDOVSKI 1

29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ishte në fund të kontratës së tij me kampionët e rinj të Shqipërisë.

“Panorama Sport” ka mësuar se mbrojtësi ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të qenë pjesë e skuadrës dhe për dy vite të tjera.

Najdovski u afrua nga Tirana në vitin 2020 dhe deri tani ka luajtur plot 61 ndeshje me skuadrën bardheblu, ku ka shënuar dhe katër gola.

OLSI AVDIJA – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×