“Ju lutemi ndaloni avionin”! I riu shqiptar lutet të mos e dëbojnë nga Britania: Në Shqipëri më vrasin trafikantët, më shfrytëzuan për 6 muaj

640 0 00aa25dc38faf3155f66049ddce256a3

Një azilkërkues shqiptar, i cila dyshohet se është viktimë e trafikimit, lutet që të mos dëbohet nga Britania e Madhe drejt Afrikës, por as drejt Shqipërisë, pasi ai shprehet se “më vrasin trafikantët”.

I riu shqiptar ka thënë se është në një “gjendje shumë të keqe mendore”, teksa pret të hipë në një fluturim deportimi për në Ruanda, një vend për të cilin ajo nuk di asgjë.

26-vjeçari shqiptar është një nga shtatë azilkërkuesit që kanë nisur sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore.

Të tjerët janë tre iranianë, një azilkërkues irakian dhe një vietnamez. Të gjithë mbërritën në Britani me varka të vogla në mes të majit. Viktimat e dyshuara të trafikimit supozohet se do të hetohen plotësisht para se të largohen nga Britania, shkruan The Guardian.

“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”, tha 26-vjeçari.

Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në Britani.

“Jam në një gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Unë nuk mund të kthehem në Shqipëri, sepse trafikantët atje do të më vrasin. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, shtoi i riu në rrëfimin e saj.

“Ju lutemi ndaloni avionin”! I riu shqiptar lutet të mos e dëbojnë nga Britania: Në Shqipëri më vrasin trafikantët, më shfrytëzuan për 6 muaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook