Kongresi i PPE, Belind Këlliçi në Rotterdam: Po diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor

283913967 575846017235606 5521600580416810137 N

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi po merr pjesë në kongresin e Partisë Popullore Europiane në Rotterdam.

Këlliçi theksoi se në këtë kongres po diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të vendeve të rajonit tonë.

“Në Rotterdam, i ftuar në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Europiane. Pjesë e panelit aktual janë Zj. Doris Pack, presidente e Institutit Robert Schuman dhe bashkëpunëtorë e partnerë të tjerë të këtij instituti.

Gjithashtu në panel ndodhen Sekretari i Përgjithshëm i European Democrat Students, Z. Ivan Botoucharov dhe Zj. Tatiana Poliak-Grujic nga Visegrad Insight – një platformë analitike dhe debati që gjeneron politika orientuese për Europën dhe partnerët euroatlantikë.
Më herët kisha kënaqësinë të isha pjesëmarrës në tryezën e diskutimit me temë “Lufta ruse dhe efektet e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, me panelistë Z. Christian Schmidt, Përfaqësues i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën dhe Zj. Majlinda Bregu, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Paneli i të ftuarve moderohej nga Z. Patrick Voller, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Popullore Europiane.”, shkruan Këlliçi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×