Legjenda gjermane hedh akuza për drejtuesit e klubit: Te Bajerni, të gjithë fajtorë për Levandovskin

Eksperti i “Sky”, Lotar Mateus, shkruan në rubrikën e tij “Kështu e shoh unë” për situatën rreth Robert Levandovskit dhe trazirat e përgjithshme te Bajerni që kanë ndodhur gjatë këtij sezoni.

Mateus

“Shumë pak do të kishin besuar se mund të barazonin me Bajernin dhe kjo nuk do të kishte ndodhur në një sezon normal të kampionëve. Sepse, atëherë, sidomos pas kritikave të javëve të fundit, skuadra e Mynihut do të kishte bërë një lojë më tërheqëse në ditën e dorëzimit të trofeut para një ‘shtëpie plot’ për të rivendosur qetësinë.

Por pak po ndodh te Bajerni për momentin. Tani duhet të lexojmë titujt që thonë: ‘Kush gënjen? Levandovski apo Salihamixhiç?’ Kur ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë? Dhe me një lojtar që është një nga më të mirët që ka veshur ndonjëherë këtë fanellë. Është e padenjë për këtë klub të madh. Si shpesh, e vërteta në rastin e Levandovskit qëndron diku në mes.

A ka marrë tani një ofertë siç është komunikuar nga klubi? Nëse po, pyes veten pse Leva qëndron para kamerës së ‘Sky’ dhe pretendon se nuk e ka marrë një të tillë? Këto janë gjëra që kanë sjellë kaos në klub dhe kanë përçarë tifozët të cilët nuk e kanë shijuar siç duhet të këtë titull historik.”, u shpreh Mateus.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×