Në një lidhje me vajzën e këngëtarit francez? Zbulohet çfarë po ndodh me jetën personale të Mbape

Nuk dihet ende nëse ylli francez i futbollit Kilë Mbape do qëndrojë te PSG apo do transferohet te Real Madrid (gjë që ka më shumë mundësi të ndodhë), por ama thashethemet rreth lidhjes së tij të supozuar me aktoren Ema Smet duhet të marrin fund tanimë.

Mbappe ka ditur gjithnjë të ruajë nga mediat jetën personale. Që nga vjeshta e 2021, ka thashetheme për një lidhje me Ema Smet, vajzën e David Halidej (këngëtar, kompozitor francez) dhe mbesën e Xhoni Halidej (aktor dhe këngëtar francez). E gjitha nisi nga shfaqja e tyre krah për krah në tribunat e ‘Parc des Princes’ në ndeshjen kundër Nant më 31 tetor. Asokohe, ylli i Kombëtares Franceze nuk ishte tituallar për shkak të një problemi shëndetësor dhe shkoi të ndjekë shokët e skuadrës me 24-vjeçaren. Për herë të parë ai u shfaq i shoqëruar në publik me një vajzë.

Fill pas kësaj, ata festuan Halloween bashkë me yjet e tjerë të PSG. Gjë që forcoi edhe më shumë aludimet se ata janë në një lidhje. Vetë Mbape nuk e pranoi kurrë se është në një lidhje. “Unë jam gjithashtu shumë më i lumtur në jetën time personale dhe kjo ndikon te loja. Kjo është më e rëndësishmja dhe ndihmon për të bërë shfaqje të shkëlqyera”, -deklaroi ai në një intervistë, duke i dhënë indirekt më shumë peshë këtij thashethemi. Nga ana e saj, aktorja kishte refuzuar të fliste për këtë temë ndonëse e konsideroi atë ‘mik’. “E them dhe e përsëris: Nuk kam pse të justifikohem për miqtë me të cilët jam fotografuar”, ka thënë ajo duke shtuar: “Dëshiroj ta mbaj jetën time private.” 

Ata janë shoqëruar edhe në disa evenimente të tjera bashkë por dalja më e bujshme ishte ajo e para disa javëve kur shkuan në një park lojërash. Duke shijuar disa ditë pushim pas shpalljes kampion në ‘Ligue 1’ me PSG, Mbape dhe shoku i tij i ri Ashraf Hakimi vendosën të kalojnë disa orë në një ambient ndryshe në Paris. Bashkë me ta ishte edhe Ema.

Por, si për surprizë vetëm pak ditë më vonë është zbuluar se aktorja është një një lidhje me dikë tjetër. Sipas ‘Public’, pyetjet rreth çiftit të dyshuar duhet të ndalen. E reja është në një lidhje me një aktor të cilin e ka njohur gjatë xhirimeve të filmit ‘Les Segpa’. Ata janë fotografuar duke ecuar dorë për dore rrugëve të Paris dhe në një moment duke shkëmbyer një puthje në buzë.

Ndërkohë, Mbape para disa ditësh, pasi mori pjesë në mbrëmjen gala të fondacionit të shokut të skuadrës Idrisa Gueje u pa të largohej me një nga ish-Misset e Francës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×