“Nuk është shaka kjo”/ Amnistia fiskale, Pano Soko: Rama do ta bëjë realitet, kjo do ta çojë vendin në vitin ’90

787854545

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, deklaroi këtë mbrëmje në studion e “Open” në News24, se kryeministri Edi Rama do ta bëjë realitet amnistinë fiskale.

Sipas tij, Edi Rama gjen si justifikim Këshillimin Kombëtar, për të “thënë se këtë e do populli”.

“Po po, mendoj se e kanë seriozisht, ky ka gjetur një mënyrë si alibi Këshillimin Kombëtar dhe ka për t’i bërë realitet. Ai tha i tha FMN që shiko se e do populli, tani problemi është këtu se ky vend ka nevojë për ndihmë, jo për amnisti por për lehtësi fiskale, kultura e të mos paguarit të taksave, këtë vend do ta sjellë në retrogradë. Do ta çojë më keq, do ta çojë në vitin ‘90 përsëri dhe nuk është shkaka kjo që po them, një vend katraurë që nuk do se çfarë ekonomie ka”, u shpreh ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×