Pogba vazhdon me sinjalet ndaj Juventusit, francezi përshëndet dy ish-shokët e skuadrës me një postim

Sigurisht që në Torino do të kishin shpresuar që Pol Pogba të kishte thyer heshtjen për të thënë diçka më shumë lidhur me mundësitë që ai ka për t’u rikthyer te Juventusi, por me sa duket, edhe francezi ka parë ndeshjen e lamtumirës së dy ish-shokëve të tij te “Zonja e Vjetër” dhe i ka përshëndetur me nga një postim:

POGBA

“Çfarë karriere fantastike. Ndihem i privilegjuar që kam ndarë fushën me ty, një lojtar fenomenal dhe një person edhe më i mirë”, shkroi mesfushori për Xhorxho Kielinin.

View this post on Instagram

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

“Vëlla, je një fenomen në fushë dhe një fenomen jashtë saj. Është bukur që të kesh një mik si ty dhe të ndaja aq shumë momente te Juventusi. Shpresoj të të shoh shpejt”, ishte postimi për Dibalën.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

Sinjale këto që tregojnë lidhjen e ngushtë të mesfushorit me Juventusin dhe ish-shokët e skuadrës te bardhezinjtë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×