Ish-lojtari i Liverpulit dhe Barcelonës, Havier Maskerano ka marrë drejtimin e kombëtares Argjentinase U-20.

Duke parë moshën e futbollistëve e cila është ende e re, trajneri ka vendosur të vendosi disa rregulla disiplinuese në drejtim të sjelljes së tyre jashtë fushës së lojës.
Fillimisht lojtarët janë të detyruar të bëjnë të gjitha detyrat që i japin në institucionet arsimore ku studiojnë, në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese nga ana e stafit drejtues.
Mësimi i gjuhës angleze dhe leximi i librave qoftë dhe në rastet kur ata do të jenë në aeroport do të jetë i detyrueshëm për lojtarët si dhe pjesëmarrja në kurset e komunikimit.
Pjesa e pastërtisë gjithashtu është një nga pikat kryesore ku lojtarët do të jenë të detyruar që pas çdo ndeshje të pastrojnë dhomat e zhveshjes gjithashtu dhe këpucët e tyre.
Luksi nuk është i lejuar në skuadër. Futbollistët do të duhet të shkojnë të marrin vetë ushqimin e tyre si dhe të pastrojnë pjatat pas konsumimit dhe ti vendosin ato në vendet përkatëse.
Këto rregulla kanë bërë bujë në mbarë globin pas publikimit, duke u parë si një shembull i mirë i edukimit të një brezi të ri lojtarësh.
Arena e Lajmit
Loading…
and then