Trajtonte pacientët në Tiranë me lidhje skype nga Roma, “medikamenti magjik” i mjekut italian ishte…

Ankthi I Nat Euml S I Mafis Euml Farmaceutike Bikarbonati I Sod Euml S Hd 780x439

Mediat italiane kanë raportuar se mjeku italian Tullio Simoncini, trajtonte me mesazhe në Ëhatsapp apo me lidhje Skype katër pacientë.

Disa prej pacientëve që ishin nën kujdesin e tij, vuanin nga kanceri.

Mjeku italian, i cili edhe është përjashtuar nga radhët e mjekëve në 2006, ka sugjeruar si mediakament për shërimin e pacientëve bikarbonatin.

Sipas mediave italiane faktet datojnë që në vitin 2016. Mjeku i përjashtuar funksiononte duke dhënë receta në distancë në Romë apo Tiranë.

Dy vite më vonë, pas vizitave që kishte kryer me katër pacientë, ai u dënua në shkallën e parë me 5 vite burg me akuzën e vrasjes nga pakujdesia të Luca Olivotto, nga Catania, 27 vjeç i cili vuante nga tumori në kokë.

I riu ishte trajtuar me bikarbonat në një klinikë në kryeqytetin shqiptar ku Simoncini ushtronte profesionin fshehurazi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×