“U habit, s’bëri fare rezistencë”! Media austriake zbardh detaje nga arrestimi i Kasandër Nogës: U kap përpara një pallati

Kasandriii 500x333 1

Mediat austriake zbardhin detaje nga arrestimi i shqiptarit Kasander Noga, i akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili u qëllua me gjashtë plumba në mes të Brukselit, por fatmirësisht arriti të shpëtojë.

45-vjeçari Noga u arrestua sot në Vjenë të Austrisë, ndërsa mediat shkruajnë se ai nuk ka bërë fare rezistencë në momentin e kapjes nga policia.

Shkrimi në median austriake:
Ishte 11 qershor në kryeqytetin belg të Brukselit: Sipas autoriteteve atje, një 45-vjeçar nga Shqipëria ka qëlluar disa herë drejt një burri në rrugë. Më pas 45-vjeçari u kërkua duke përdorur një urdhër arresti evropian.

Ditët e fundit hetuesit e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës janë vënë në ndjekje të një informacioni se i kërkuari thuhet se ndodhet në Vjenë. Pas hetimeve dhe vëzhgimeve intensive, hetuesit arritën dje të hënën të arrestonin autorin e dyshuar përpara një pallati në lagjen Vjenë-Donaustadt.

45-vjeçari është habitur dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë. Sipas informacioneve fillestare, hetuesit kanë penguar fluturimin e tij për në Shqipëri, i cili mësohet se ka qenë i pashmangshëm.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×