VIDEO/ Finalja e Ligës së Konferencës në Tiranë po afron, nis përgatitja e Fan Zone në Sheshin “Skënderbej”. Shikoni pamjet

Finalja e Ligës së Konferencës më 25 maj në Tiranë po afron, ndërsa sheshi “Skënderbej” po përgatitet për të pritur fansat e dy skuadrave të cilat do të luajnë në “Air Albania”, Romës dhe Feyenoord.

pjimage (1)

Panorama.al ka siguruar pamjet nga sheshi “Skënderbej”, ku ka nisur edhe përgatitja e Fan Zone.

 Finalja e madhe do të presë në Tiranë jo vetëm tifozët e të dyja skuadrave, por edhe turistë të shumtë, të cilët do të shijojnë momente të bukura.

Është përgatitur një plan i detajuar, së bashku me Policinë e Shtetit, strukturat e tjera dhe Sektorin e Sigurisë së UEFA-s duke bashkëpunuar edhe me klubet, për ardhjen e tifozëve dhe sigurinë e tyre nga aeroporti në stadium. Tifozët e Romës do të grumbullohen në Parkun e Madh, ndërsa tifozët e Feyenoord do të grumbullohen në shëtitoren “Murat Toptani”.

Autobusët do të ndalojnë në “Rrugën e Kosovarëve” për tifozët e Romës dhe pastaj ata do të kalojnë nga Diga e Liqenit dhe do të futen në brendësi tek Amfiteatri. Aty do të jetë pika e grumbullimit për tifozët e Romës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×