Blutë e Durrësit në aksion, 3 të arrestuar dhe 3 të tjerë në kërkim, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Auto 436d0470 0006 4c91 B14d 9412204d1be31614981197

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Protagonistët e këtyre arrestimeve janë të përfshirë në ngjarje si vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur e deri te mashtrimet me shuma të majme parash.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në lagjen nr.17, Durrës, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit A. V.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P. K., pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin M. Ll., duke pretenduar se kundrejt një shume parash, do t’i sillte nga Zvicra, një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacioni e Policisë Plazh referuan materialet në Porkurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:

-Sh. K., 31 vjeç, banues në Fier, pasi duke keqpërdorur mesazhet telefonike, ka kanosur shtetasin B. R;

-Y. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me substancë të dëmshme (acid), një shtetase.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. F., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×