E përndiqte prej kohësh, fansi i fiksuar pas Ariana Grande arrestohet sërish. Ja çfarë bëri ai

ariana-grande-grammy-panorama-plus-1

Një fans i cili e ka përndjekur prej shumë kohësh i  këngëtaren Ariana Grande është vënë sërish pas hekurave pasi hyri me forcë në shtëpinë e këngëtares në Montecito, Kaliforni, në ditëlindjen e saj të 29-të, sipas TMZ .

Aharon Brown – i cili ka shkelur në mënyrë të përsëritur urdhrat e kufizimit nga Grande në të kaluarën – u arrestua të dielën pasi hyri në shtëpinë e artistes ndërsa ajo nuk ndodhej aty, tha një burim për faqen.

Brown u arrestua gjithashtu në shtator 2021 pasi u shfaq në shtëpinë e yllit të popit në Los Anxhelos me një thikë të madhe, duke i bërtitur Grandes dhe sigurimit të saj “Unë do të vras ​​ty dhe ata”.

Page Six mori disa dokumente gjyqësore pas incidentit të shtatorit, në të cilin ylli i “Thank U, Next” iu lut Gjykatës së Lartë të LA që të jepte një urdhër ndalimi kundër Brown.

“Kam frikë, për sigurinë time dhe të familjes sime”, tha këngëtarja në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit.

“Kam frikë se në mungesë të një urdhri ndalimi, zoti Broën do të vazhdojë të vijë në shtëpinë time dhe të përpiqet të më dëmtojë fizikisht ose të vrasë mua ose anëtarët e familjes sime,”- vazhdoi ajo.

Ndërsa urdhri i ndalimit u dha ndaj Brown, ai thuhet se e shkeli kohët e fundit, sipas TMZ.

Ndjekësi i famshëm supozohej të dorëzohej deri të martën për shkeljen, por në vend të kësaj udhëtoi në shtëpinë e këngëtares vetëm dy ditë më parë për të tentuar t’i afrohej sërish yllit.

Brown u akuzua për përndjekje, vjedhje, shkelje të një urdhri gjykate dhe pengim, për të cilat ai u deklarua i pafajshëm. Që prej ditës së martë, Brown ndodhet në paraburgim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×