Këngëtari R. Kelly është dënuar me 30 vjet burgim pasi u shpall fajtor për akuzat shantazh, trafikim dhe abuzim seksual.

Konkretisht këngëtari u shpall fajtor për një akuzë për shantazh dhe tetë akuza për shkelje të ligjit Mann, i cili ndalon transportin e “çdo gruaje apo vajze” nëpër linjat shtetërore për çdo “qëllim imoral.”
U deshën rreth nëntë orë në dy ditë që juria prej 12 antarësh të marrte vendimin përfudnimtar për këngëtarin e “I Wish.”
“Për viktimat në këtë rast, zërat tuaj u dëgjuan dhe drejtësia më në fund u vendos,” tha prokurorja në detyrë e SHBA Jacquelyn Kasulist jashtë sallës së gjyqit pas vendimit. “Askush nuk e meriton atë që përjetuan gratë në duart e tij. Ose kërcënimet dhe ngacmimet me të cilat u përballën.”
Dënimi i tij fillimisht ishte planifikuar për 4 maj, por më pas u shty dhe çështja u hetua. Prokurorët i kërkuan gjyqtares Ann Donnelly një dënim prej më shumë se 25 vjetësh për fituesin e Grammy-t, duke deklaruar në një memorandum dënimi se i dënuari mbështetej në famën dhe paratë e tij për të “mbartur dhe fshehur krimet e tij”.
“Në dritën e seriozitetit të veprave penale, nevojës për parandalim specifik dhe nevojës për të mbrojtur publikun nga krimet e mëtejshme të të pandehurit … qeveria me respekt parashtron se garantohet një dënim mbi 25 vjet,” shkruante në atë kohë Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Lindor të Nju Jorkut.
“Në të vërtetë, dekadat e krimit të të pandehurit duket se janë nxitur nga narcisizmi dhe besimi se talenti i tij muzikor e lironte atë nga çdo nevojë për të përshtatur sjelljen e tij – pavarësisht sa e dëmshme, poshtëruese ishte abuzimi për të tjerët – me kufizimet e ligj”, vazhdoi memorandumi.

“Ai vazhdoi krimet e tij dhe iu shmang dënimit për to për gati 30 vjet dhe tani duhet të mbajë përgjegjësi.”
Ekipi i tij ligjor ka argumentuar se ai nuk meriton më shumë se dënimin minimal prej një dekade, sepse ai “nuk përbën një rrezik për publikun”. Këngëtari i njohur për këngët hit “I Belive I Can Fly” dhe “Ignition” (Remix) – u zbulua se ishte drejtuesi i një skeme të dhunshme për të joshur gratë dhe fëmijët që ai të abuzonte seksualisht me to.
Gjyqi gjashtë-javor dëgjoi se si ai trafikonte gra midis shteteve të ndryshme të SHBA-së, i ndihmuar nga menaxherët, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë të rrethimit, gjatë dy dekadave.
Prokurorët thanë se R. Kelly – emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly – tregoi një “mospërfillje” për viktimat e tij dhe nuk shfaqi asnjë lloj pendese.
“Në të vërtetë, vitet e krimit të të pandehurit duket se janë ushqyer nga narcisizmi dhe besimi se talenti i tij muzikor e lironte atë nga çdo kufizim i ligjit pavarësisht sa e dëmshme, poshtëruese apo abuzive ishte për të tjerët ajo çka bënte ai, ”- thanë ata.
Gjykata dëgjoi gjithashtu se si Kelly kishte marrë dokumente të paligjshme për t’u martuar me këngëtaren Aaliyah kur ajo ishte 15 vjeç në 1994, shtatë vjet para se këngëtarja të vdiste në një aksident avioni.
Certifikata, e zbuluar në atë kohë, tregonte moshën e Aaliyah si 18 vjeç. Martesa u anulua muaj më vonë.
and then