Në kufijtë e çmendurisë! Nuk është e pazakontë që një tifoz të shkojë në stadium me gjyshin e tij. Dashuria për futbollin ose për një ekip shpesh përcillet brez pas brezi. Megjithatë, rrallëherë ndodh që një tifoz të mbërrijë në stadium me kafkën e gjyshit nën krah.
Bëhet fjalë për sfidën gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Argjentinës, mes Rasing de Avelaneda dhe Boka Zhuniors. Protagonisti quhet Gabriel Aranda, i cili u shfaq në stadium me një kafkë në dorë. Tifozi është filmuar nga kamerat e ESPN, por përse kishte një kafkë?
Vetë Gabriel ia tregon këtë një gazetari, i cili, duke parë një imazh kaq befasues, vendosi t’i drejtohej dhe ta intervistonte:
“Është gjyshi im, Valentin Aguilera, një fans i madh i Rasing. Ndeshjet janë dashuria ime dhe të gjyshit tim po ashtu. Ai donte të ishte këtu, jam i sigurt. As vdekja nuk do ta ndajë atë nga klubi i tij”, deklaroi tifozi që ka habitur mbarë botën me këtë veprim.
Arena e Lajmit

Loading…