U shtrua me urgjencë, vajza e Travis Barker publikon foton e të atit nga spitali

travis-barker-alabama-barker-1

Vajza e Travis Barker, Alabama, postoi dhe më pas fshiu një foto të bateristit të Blink-182 në spital. Postimi i bërë në TikTok, të cilin fansat i bënë ‘screenshot’ para se të hiqej, tregonte Alabama, 16 vjeç, duke mbajtur dorën e të atit ndërsa ai ndodhej në një barelë.

Ylli i rokut mbante celularin e tij në dorën e djathtë dhe shirita spitalor në të dy kyçet e duarve, por Alabama i mbuloi detajet me një emoji zemre.

Fotoja tregonte se iPhone i Barker kishte dhjetëra telefonata të humbura, mesazhe dhe njoftime me email.

“Ju lutemi bëni një lutje,” -shkroi Alabama në postimin në TikTok, duke e shoqëruar videon me  këngën e Beach Bunny “Cloud 9” të këngëtares Paravi Das.

Alabama gjithashtu shkroi një status në Instagram ku u kërkonte fansave që të luteshin për babain e saj.

Performuesi i “All the Small Things” u dërgua me urgjencë në ‘Qendrën Mjekësore Cedars-Sina’i në Los Angeles me ambulancë të martën pasdite për arsye të panjohura.Ai u fotografua i shtrirë në një barelë, ndërsa bashkëshortja e tij, Kourtney Kardashian, i qëndronte pranë.  Gjithashtu të martën në mëngjes, Barker shkroi në Twitter, “Zot më ruaj”. Sipas mediave të huaja, bateristi vuan nga nevralgjia trigeminale.

Nevralgjia trigeminale është një dhimbje e papritur dhe e fortë e fytyrës. Shpesh përshkruhet si dhimbje e mprehtë ose si goditje në nofull, dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.

“Zakonisht ndodh në sulme të shkurtra, të paparashikueshme që mund të zgjasin nga disa sekonda deri në rreth 2 minuta. Sulmet ndalojnë aq befas sa fillojnë. Në shumicën e rasteve, nevralgjia trigeminale prek vetëm njërën anë të fytyrës, me dhimbje që zakonisht ndihet në pjesën e poshtme të fytyrës. Herë pas here dhimbja mund të prekë të dy anët e fytyrës, edhe pse jo zakonisht në të njëjtën kohë.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×