Vrasja në Elbasan, Bardhi publikon deklaratën e Berishës: Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo, por kurrë mua!

Gaz Bardhi 1

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, reagon pas akuzave të kreut të PD, Sali Berisha, lidhur me vrasjet në Elbasan.

Bardhi publikon një video në “Twitter” me qëndrimin e Berishës për ngjarjen e Elbasanit, ndërsa thekson se “Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua”.

Reagimi i Bardhit:

GAZMENT BARDHI REAGON PËR AKUZAT E SALI BERISHËS/ I PUBLIKON VIDEON ME QËNDRIMIN PËR NGJARJEN E ELBASANIT

Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin!

Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”! 👇

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×