Aktori i njohur, Tom Hiddleston së shpejti do të bëhet baba.

Tom dhe e fejuara e tij Zawe Ashton janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ky lajm u bë i ditur nga disa burime për “Page Six”, pas pjesëmarrjes së aktores në premierën e fimit të saj më të ri “Mr Malcolm’s List”.
Ashton shkëlqeu në tapetin e kuq e veshur me një fustan ngjyrë ari . Në këtë mbrëmje të rëndësishme për të fejuarën e tij, Hiddleston nuk ishte i pranishëm.

“Jam shumë i lumtur,” tha ai për Los Angeles Time më 14 qershor, tre muaj pasi u ndezën thashethemet e fejesës në BAFTA Awards 2022. Në atë kohë, aktorja u fotografua me një unazë diamanti në gisht.
Ndërsa dyshja më parë nuk e kishin adresuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, më vonë konfirmuan se ishin fejuar.

and then