
Një depo që merrej me modifikimin e armëve është zbuluar një natë më parë në zonën e Yzberishtit.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Igili Çelmeta, i cili thekson se nga aksioni i policisë është arrestuar një person, ndërsa janë sekuestruar disa armë zjarri të modifikuara dhe në proces modifikimi.
Gjithashtu, policia ka zbuluar edhe disa municione në depo. Policia i ka dërguar armët për ekspertizë, për t’i krahasuar me ato të gjetura në disa ngjarje kriminale.
Arena e Lajmit