
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e zyrtarëve të AMA-s të cilët nëpërmjet korrupsionit pasiv ndërhynë për të lejuar transmetime të pa-miratuara, të pronarëve të kanaleve në qytetin e Elbasanit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 165/2020.
Nga sa ka rezultuar nga hetimet, pronarët e televizioneve kabllorë në Qytetin e Elbasanit, ushtronin veprimtarinë e transmetimit të televizioneve kabllore pa autorizim paraprak nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, në shkelje të të drejtave të autorit.
Nëpërmjet pagesave që u bënin Zyrtarvë te Autoritetit të Mediave Audiovizive, apo pagesave që u bënin ndërmjetësve të cilët premtonin ndërhyrjen tek zyrtarët e Autoritetit të Mediave Audiovizive, këta operatore të transmetimit të televizioneve kabllorë, vijonin veprimtarinë e transmetimit të kanaleve, pa lidhur kontratat përkatëse me mbajtësit e të drejtave të autorit, dhe pa autorizim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Në përfundim të fazës hetimore, janë marrë të pandehur dhe është kërkuar dërgimi i çështjes për gjykim për shtetasit:
Ndërkohë është kërkuar në gjykatë, pushimi i procedimit penal, në ngarkim të personit nën hetim Ervin Tahiri, pasi nuk u provuan akuzat e sipërcituara në ngarkim të tij.
and then