Siç u mësua pas ndeshjes me Atalantën, me 73,304 spektatorë të pranishëm në “San Siro”, klubi kuqezi arriti në 1,058,056 shikues gjithsej në stadium për sezonin 2021- 2022.
Shifra është shumë e kënaqshme, sidomos nëse marrim parasysh kufizimet e përqindjes së tifozëve gjatë gjithë vitit deri më 5 prill 2022. Përveç përmirësimit të renditjes, mbushja e tribunave është një tjetër objektiv i arritur nga kuqezinjtë. Kujtojmë se që nga ardhja si pronare e “Elliott”, të ardhurat nga biletat kanë qenë gjithmonë prioritet.
Arena e Lajmit

Loading…