
Mbrëmjen e sotme në “Open” në News 24 me Eni Vasilin, diskutimi është fokusuar në dështimin e raundeve me opozitën për emrin e Presidentit të ri.
E ftuar në studio, zëvendës kryetarja socialiste e Kuvendit Ermonela Felaj, u shpreh se maxhoranca u përpoq që të realizonte një proces ndryshe, dhe se i dha mundësinë opozitës disa herë që të sjellë në tavolinë emrin që ata propozojnë.