Martin Skrtel ka hequr dorë nga futbolli aktiv. Mbrojtësi 37-vjeçar i dha fund karrierës pasi u kthye në shtëpi te skuadra sllovake e Spartak Ternava.

Në karrierën e tij, ai ka fituar katër herë çmimin e lojtarit sllovak të vitit. Gjithashtu Skrtel ka qenë kampion i Rusisë me Zenitin dhe i Turqisë me Basakshehirin.

Mbrojtësi sllovak karrierë ka bërë edhe te Liverpuli, ku i kaloi tetë edicione duke regjistruar 320 paraqitje midis vitit 2008 dhe 2016.

Në gusht të vitit 2019, Skrtel u transferua në Atalanta, për t’u larguar tri javë më vonë dhe pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare. Me kombëtaren e Sllovakisë, 37-vjeçari, regjistroi 104 ndeshje, ku gjeti dhe 6 herë rrugën e rrjetës.
Arena e Lajmit
Loading…
and then