“Edhe trefishin e atij të më japin unë nuk bëhem si ai!” Gold Ag ironizon kolegët. Reperi flet për përkushtimin ndaj fesë islame dhe zgjerimin e familjes

gold-ag-bashkeshortja-djali-panorama-plus-2

Gold Ag, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi ka bërë sot një rrëfim të rrallë mbi jetën e tij.

I ftuar në “Mirage” reperi u ndal nga përkushtimi te feja islame, te pritja e djalit dhe te reperët shqiptarë dhe muzika e tyre. Kthesa në jetën e tij drejt fesë islame ndodhi në vitin 2009 e që nga ajo kohë ai hoqi dorë nga mënyra e jetesës së mëparshme. “Sa i përket kthesës prej kur kam filluar të ndryshoj si Arian është viti 2009. Kur e kërkoja udhëzimin te Zoti doja të vijë një jetë tjetër. Një jetë që e jeton çdo njeri normal. E dalloja që diçka nuk ishte në rregull te unë. Unë rrija zgjuar deri në 6 kur njerëzit iknin për punë. Më mungonte udhëzimi në Zot.”-tregoi ai.

Por a e ka penalizuar përkushtimi ndaj fesë në karrierën muzikore? “Unë gëzohem që jam ky që jam dhe kam lënë shumë gjëra për hir të Zotit. Mund të kisha patur edhe më shumë famë por të isha i devijuar, pa frerë. Kisha kënduar si një pjesë e artistëve që nuk e kanë problem se çfarë thonë e kush i sheh. Përkundrazi, veç më ka ngritur Zoti edhe më shumë. Kërkesat dhe dëshira ime kur isha i vogël ka qenë më e vogël se kjo ku jam sot.”

Gold Ag është baba i një djali e do bëhet së shpejti sërish baba i një djali. I pyetur për të ai tha: “Po presim djalin e dytë që pritet të lindë në shtator. Nusja donte të ishte vajzë, por unë i dua shumë djemtë dhe dua që djali të ketë vëlla. Ndoshta i treti do jetë vajzë. Në dorën tonë është vetëm t’i edukojmë. E kemi menduar emrin por nuk do e zbulojmë ende. Është një emër që i përshtatet Guerilit.”

Gold Ag nuk i kurseu kritikat për kolegët e tij reperë që mund të jenë shumë më shumë të paguar se ai por i këndojnë drogës apo tematikave të tjera që nuk duhet sipas tij. “Unë nuk i këndoj drogës dhe nuk kam pse të ndihem keq që kolegët e mi janë më të paguar. Edhe trefishin e atij të më japin unë nuk bëhem si ai. Nuk i këndoj drogës. Nuk lakmoj. Ka shumë që marrin më shumë para se unë. Por ndoshta i çon rrush e kumbulla. Unë fëmijës, nënës, nuses sime ia çoj. E jap diku ku nuk ka por nuk e xhiroj duke e dhënë.”

Gold Ag u celebrua në 2020 me të dashurën e tij, Ermira Shkodra, në fshehtësi të plotë. Më pas ishte vetë ai që zbuloi përmes disa fotove se ata ishin martuar dhe nuk munguan as dedikimet e ëmbla nga reperi. Gold Ag dhe Ermira u martuan sipas zakoneve të fesë islame, mirëpo nuk mundën të organizonin një dasmë për shkak të pandemisë. E duke qenë se planet e tyre nuk u realizuan, duket se nuk do të ketë një dasmë prej tyre. Gold Ag është shprehur në intervistë se ai dhe Ermira kanë menduar të mos e bëjnë as në të ardhmen dasmën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×