Për herë të parë pas martesës, Sam Asghari zbulon si është jeta bashkëshortore me Britney Spears

britney-3

Sam Asghari ka zbuluar se jeta bashkëshortore me superyllin e popit Britney Spears është “surreale”.

Në intervistë ekskluzive për “Good Morning America”, aktori iranio-amerikan foli për jetën pas dasmës dhe filmin e tij të ardhshëm, “Hot Seat”.

“Ajo është e mahnitshme, po ia del shumë mirë,” tha Asghari për Spears. “Njdesia e bashkëshortit nuk më ka ‘goditur’ akoma.”

Çifti, i cili u njoh në xhirimet e videoklipit të Spears “Slumber Party” në vitin 2016, u fejuan në shtator 2021.

Gjatë gjithë lidhjes së tyre pesëvjeçare, Asghari i qëndroi pranë këngëtares gjatë betejës së saj me të atin. Dasma e tyre e cila u realizua në qershor ishte intime, me 50 deri në 70 të ftuar , duke përfshirë Selena Gomez, Madonna, Drew Barrymore, Paris Hilton dhe Donatella Versace.

“E vonuam shumë”, tha Asghari për dasmën. “Ne e imagjinuam këtë gjë të ishte një përrallë, dhe ishte. Dhe ne donim të festonim me të dashurit tanë, njerëzit tanë të afërt. Ne donim thjesht të festonim, dhe kjo është ajo që bëmë.”

Ndërsa Asghari ka punuar në sytë e publikut si aktor shumë kohë përpara se të takonte Spears, ai nuk e lë pas dore mënyrën se si e ka ndihmuar gruaja e tij.

“Unë nuk u vura re derisa gruaja ime më dha një mundësi të mrekullueshme për të punuar me të. Kështu që unë do o jem gjithmonë mirënjohës për këtë. Unë nuk e marr asnjë mundësi që e kam si të mirëqenë dhe me të vërtetë përpiqem të qëndroj pozitiv me gjithçka që po ndodh.”

Asghari tha se ai merr frymëzim nga gruaja e tij, e cila është mbështetësja e tij numër një.

“Thjesht të qenit në një marrëdhënie me dikë që ka arritur kaq shumë, kaq shumë gjëra të mëdha dhe në një moshë kaq të re, mëson shumë për gjërat e vogla që do të arrij ose gjërat e mëdha,” ai. tha.

Kur vjen puna për të ndjekur qëllimet e tij, Asghari tha se Spears është gjithashtu atje për ta brohoritur.

“Ajo thotë: ‘Shko. Shko merre’. Asaj i pëlqen fakti që unë jam duke punuar dhe i pëlqen fakti që unë dua të krijoj një trashëgimi për veten, për familjen tonë të ardhshme. Unë dua të jem në gjendje t’i bëj të lumtur fëmijët e mi të ardhshëm. Dhe ata do të thonë:  Oh, ky është babai im. Unë dua të jem si babai im”– rrëfeu aktori.

“Në fund të jetës sime dua të jem në gjendje të kem një karrierë të shkëlqyer”, shtoi Asghari. “Por më e rëndësishmja, unë dua që njerëzit të shikojnë tek unë, të dashurit e mi, fëmijët e mi, gruaja ime”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×