Princ Charles u emocionua shumë kur pa për herë të parë mbesën e tij, Lilibet? Flasin burimet pranë Pallatit Mbretëror

charles

Princi Charles thuhet se ishte “shumë emocional” gjatë takimit të tij të parë me mbesën e tij, Lilibet.

Mbreti i ardhshëm u takua me vajzën e Princit Harry dhe Meghan Markle gjatë Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth dhe duket se gjithçka shkoi mirë, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme midis babait dhe djalit.

“Ai nuk e kishte takuar Lilibet, mbesën e tij, dhe ta takonte për herë të parë ishte shumë emocionuese – ishte një gjë e mrekullueshme”, tha një burim i afërt i pallatit për revistën ‘People’ të mërkurën.

“Ishte një vizitë fantastike,” vazhdoi burimi. “Princi ishte i kënaqur që pa nipin e tij dhe takoi mbesën e tij për herë të parë”.

Festimet e Jubileut – shënoi herën e parë që Lilibet, vizitoi atdheun e babait të saj. Vëllai i saj më i madh, Archie, nuk ishte kthyer në MB që kur ishte gjashtë muajsh.

Mbretëresha u takua me stërmbesën e saj, menjëherë pasi Princi Harry dhe Meghan Markle zbarkuan në Londër.

Meghan dhe Harry të cilët dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 , udhëtuan për të nderuar 70 vitet e mbretëreshës në fron. Ata morën pjesë në “Trooping the Colour”, megjithëse u detyruan ta shikonin atë në zyrën e Gjeneral Majorit dhe nuk u shfaqën në ballkonin e madh.

Mbretëresha kishte dekretuar më herët se vetëm anëtarët që punojnë në familjen mbretërore do të lejoheshin të qëndronin në ballkon. Të nesërmen, dyshja ndoqën Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve , duke shmangur me kujdes kontaktin me sy me Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit.

Të shtunën, ata organizuan një festë ditëlindjeje për vajzën e tyre dhe fluturuan në shtëpi të dielën me një avion privat , duke humbur Konkursin Jubile të Platinumit që mbylli festimet katër-ditore.

Page Six raportoi ekskluzivisht se Charles ishte “shumë i lënduar” kur djali dhe nusja e tij u larguan nga familja mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×