
Viteve të fundit duket se industria e muzikës është një nga industritë më fitimprurëse edhe në Shqipëri.
Ndonëse janë shtuar në numër këngëtarët, janë edhe ato të cilët “mbajnë fronin” me fitime marramëndëse. Këto fitime pasqyrohen edhe në jetën e tyre luksoze.
Tayna është një nga këngëtaret, së cilës një veshje e përditshme i kap shifrat e 3 mijë eurove. Së fundmi, faqja e instagramit “Shqip Closet” ka pasqyruar një nga veshjet e reperes nga Kosova me çmimet përkatëse. Vetëm një çantë e Taynës kap vlerën 1,890 mijë eurove. Bëhet fjalë për çantën e vogël të dorës, e markës “Balenciaga”.
View this post on Instagram
Ju kujtojmë që së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto të Taynës e cila ndodhet në Milano dhe krahë saj është një mashkull misterioz i cili dyshohet se është futbollisti i njohur Giovani Santoro. Dyshja shihen duke shkrepur disa fotografi me njëri-tjetrin. (Pamjet janë publikuar nga faqja ‘Vipat e Bllokut’).