“Investcorp” mbetet kandidati kryesor për të marrë pronësinë e Milanit. Ka zëra për një ofertë prej 1.18 miliardë eurosh për shumicën e aksioneve kuqezi, ndërkohë që “Elliott” pret që të miratohet leja e ndërtimit të stadiumit për të shitur pjesën tjetër.
Në valle, javën e kaluar, u fut edhe një fond tjetër amerikan, çka shqetësoi sheikët nga Bahrejni që ishin të sigurt për përfundimin me sukses të bisedimeve.
Deri më tani askush nga fondi arab nuk kishte komentuar mbi interesin ndaj “Djallit”, ndaj fjalët e Rishi Kapurit, bashkadministratori i fondit të fuqishëm, tingëllojnë si një sinjal pozitiv për suksesin në blerjen e klubit milanez. Duke folur për “Gulf News”, gazeta e Emirateve Arabe, Kapur tha:
“A është blerja e klubit të Milanit e përfunduar? Në këtë fazë është e pamundur që të komentoj gjatë. Por është fakt që’Investcorp’ nuk ka pasur kurrëndonjë ekspozim tjetër të drejtpërdrejtë ndaj një shoqërie sportive”.
Pavarësisht gjithçkaje, ai është i bindur se sporti mund të jetë një mjet i rëndësishëm për të zgjeruar tregun etyre të investimeve dhe për tëndihmuar fondin të zgjerojë mëtej portofolin e aseteve tëmenaxhuara. Oferta është nëtryezën e “Elliott” dhe membylljen e kampionatit të dielën, ka shumë gjasa që fondi nga Bahrejni të kërkojë një përshpejtim domethënës.
Arena e Lajmit

Loading…