Ç’po ndodh në Tiranë?! “Shqiponja”, “Operacionalet”, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore “blindojnë” kryeqytetin

288727100 2238704619616352 5433355966836129966 N

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet.

Ky aksion është realizuar me synim kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si edhe personave të shpallur në kërkim.

DVP Tiranë-informacion

Kontrolle të befasishme në kryeqytet, nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×