
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen ‘Fushë Mbret’ në Elbasan.
Si pasojë e flakëve janë regjistruar dëme të shumta materiale. Fatmirësisht nuk është raportuar për të plagosur.
Shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendin e ngjarjes ku edhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e përdorimit të bombolës së gazit në stufën e gatimit.