Lautaro duket se e ka marrë vendimin për të ardhmen te Interi, veprimi i fundit i sulmuesit shuan çdo dyshim

Lautaro Martinez e do Interin dhe nuk ka ndër mend ta braktisë skuadrën në të cilën synon të jetë në qendër të projektit për vitet në vazhdim.

LAUTARO 2

24-vjeçari ua ka bërë të qartë drejtuesve zikaltër se pavarësisht se zërat rreth tij flasin për një largim të mundshëm, ai do të vendosë të largohet vetëm kur klubi t’ia kërkojë një gjë të tillë.

Argjentinasi mund “të vetësakrifikohet” nëse do të jetë e nevojshme për të rregulluar bilancet dhe vlera e kartonit të tij për 70-80 milionë euro mund të shikohet si e vetmja zgjidhje për Interin.

Deri atëherë Lautaro e shikon Milanon si vendin ideal për të jetuar në periudhë afatgjatë, aq sa së fundmi ka hapur aty edhe një restorant, një lëvizje që është parë si një shenjë besnikërie ndaj Interit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×