Sondazhi/ “Barometri i varfërisë dhe korrupsionit”, autori: Papunësia dhe mungesa e drejtësisë shqetësimi kryesor i shqiptarëve, qeveria duhet të reagojë

2222222

Një sondazh i realizuar nga ish-ambasadori Arben Çeku, ka nxjerrë në pah problematikat që shqetësojnë popullin shqiptar, mes të cilat dominon papunësia dhe korrupsioni.

I ftuar këtë mbrëmje në “Open” në News24 me Eni Vasilin, Çeku u shpreh se rezultatet e këtij sondazhi janë një sinjale që duhet të reagojnë aktorët politik.

Ai thotë se ajo që vihet re nga rezultati i sondazhit, është fakti që qytetarët kanë një lodhje, pasi pritshmëritë e tyre janë shumë të larta bazuar në premtimet që u bëhen në fushatat politike, por në realitet nuk zbatohen.

“Ky rezultat është një rezultat i qëndrueshëm, nga të gjitha problematikat që kanë qytetarët, papunësia, korrupsioni, mungesa e drejtësisë, janë çështje që kanë qëndruar nga një sondazh tek tjetri dhe ky është problemi, qëllimi i sondazhit është për të tërhequr vëmendjen e qeverisë, drejtuesit politik.

Çfarë mendojnë qytetarët?

Kanë një lodhje nga pritshmëritë, sepse u është premtuar shumë në fushata, pastaj realiteti është diçka tjetër, nuk është se duhet një gjë e madhe për ta zbuluar, por ne zbresim në terren dhe flasim me qytetarët, dhe të pyetur në çdo sondazh, minimumi janë 3 mijë veta, një numër i madh, sepse në Shqipëri është sfidë për të realizuar sondazhe…

Por këto janë fakte që duhen lexuar nga qeveria.

Fakti që Rama propozoi dhe një formë komunikimi me qytetarët, tregon se e dinë që ka hendek në komunikim’, u shpreh ai.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×