Igli Tare ka nisur nga puna për të ndërtuar Lacion e sezonit të ardhshëm, me drejtorin sportiv të klubit që ka disa emra në listën e tij, ku në kohët e fundit ka përfunduar edhe mesfushori i Interit Matias Vesino.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, trajneri i bardhekaltërve, Maurico Sarri është një admirues i madh i cilësive të lojtarit dhe do të donte ta kishte në ekip nga sezoni i radhës.
Lojtari nga Uruguai është në përfundim të kontratës me Interin dhe do t’i bashkohej Lacios me parametër zero nëse Tare arrin akordin ekonomik me agjentin e lojtarit.
30-vjeçari do të kthehej kështu në goditjen e parë të merkatos së verës për drejtorin sportiv shqiptar.
Arena e Lajmit
Loading…