VIDEO/ Shpërthen dhuna para finales së Ligës së Europës, tifozët e Eintraht dhe Rejnxhërs rrihen me karrige në mes të rrugës

Finalja e Ligës së Europës mes Eintraht Frankfurt dhe Rejnxhërs Gllasgou është paraprirë nga një përplasje e dhunshme mes tifozerive të dy skuadrave në rrugët e Seviljes, qytetit ku zhvillohet finalja.

bandicam 2022-05-18 20-08-15-924

Mbështetësit e dy ekipeve kanë pushtuar këtë qytet dhe në drekën e sotme, janë ndeshur mes tyre në një nga zonat e bareve të Seviljes. Pamjet e regjistruara nga qytetarët tregojnë një përplasje të dhunshme mes ultrasve të cilët nuk kanë kursyer edhe goditjet me sende të forta ndaj njëri-tjetrit, derisa mbërritën trupat e policisë spanjolle që i ndanë.

Ndërkohë, edhe gjatë marshimit të tyre drejt stadiumit për finalen ka pasur përplasje të tjera me policinë e cila ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të ndarë grupimet e tifozëve.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×