Parandalohet krimi në Tiranë, 40-vjeçari i dënuar më parë për vrasje dhunon bashkëjetuesen dhe…

Policia

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Pas njoftimit të marrë nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e dhunonte, menjëherë kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.

Njoftimi i plotë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e kërcënoi se do ta vriste, vihet në pranga 40-vjeçari i dënuar më parë për vrasje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e dhunonte, menjëherë kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

D. H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×