Rrogë marramendëse, Shaqiri thyen rekordin e Ibrahimoviç në MLS… derisa të mbërrijë Insinje

Xherdan Shaqiri nuk e ka nisur siç shpresonte karrierën e tij në MLS, pasi skuadra e Çikago Fajër, me të ciklën ka nënshkruar, gjendet në vendin e fundit në Konferencën e Lindjes. Por gjithsesi, ai mund të jetë mëse i kënaqur sa përket trajtimit financiar, pasi është zbuluar se është futbollisti më i paguar në historinë e MLS-së, sepse ka thyer rekordin e Zlatan Ibrahimoviç.

sdfsdfsdfsdsdfsf

Ky i fundit, vendosi rekord te LA Galaksi kur u pagua 7,2 milionë dollarë në vit tre edicione më parë. Por MLS ka bërë publike këtë javë rrogat e futbollistëve për sezonin 2022 dhe rezulton se tashmë Shaqiri përfiton 7,35 milion dollarë si rrogë, plus një bonus firme prej 800 mijë dollarësh. Me pak fjalë, një total prej 8,15 milionë dollarësh që shkatërron rekordin e vjetër të Ibras si dhe lë në hije emra aktual si Çiçarito Hernandez (6 milionë dollarë) apo Gonzalo Higuain (5,79 milionë dollarë).

Megjithatë, ky rekord do të rezistojë deri në korrik, pasi pastaj në MLS do të zbarkojë Lorenco Insinje. Ylli italian do të thyejë rekordin me lehtësi, pasi përllogaritet që rroga e tij vjetore të Toronto FC do të jetë 12,5 milionë dollarë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×