“Në telefonin e tij u gjet…”! Çfarë i “fundosi” dy të arrestuarit për depon e armëve në Yzberisht, zbardhen dëshminë dhe debatet në sallën e gjyqit

Armet 2

Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën e Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy të arrestuarit.

Siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, seanca gjyqësore është shoqëruar me debate, pasi prokurorja ka thënë në sallën e gjyqit se “Në telefonin e Dorian Kalos janë gjetur skica e banesës, ku bëhej modifikimi i armëve. Banesën e kishte në përdorim Ervis Bakalli”.

Nga ana e tij, Dorian Kalo ka mohuar të ketë skica të banesës në telefon, ndërsa avokati i tij ka insistuar që Prokuroria t’i vërë në dispozicion këto skica, sepse sipas tij, nuk ekzistojnë.

Prokurorja ka thënë që telefoni i Kalos dhe Bakallit janë dërguar për ekspertim, ndërkohë që Bakalli rezulton që ka pasur në përdorim shtëpinë, ku u gjetën armët.

Në sallën e gjyqit, Kalo ka mohuar të ketë skica të banesës në telefon. Përpara togave të zeza të kryeqytetit, Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje me armët e gjetura dy ditë me parë në një banesë në zonën e Yzberishtit. Nëpërmjet, avokatit të tij mbrojtës, Kalo është shprehur se ai bënte piktura morale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si berber.

Ndërkohë, prokuroria në kërkesën e saj për masën e sigurisë thotë se fillimisht policia ka shkuar në banesën ku u gjendën armët, pasi ishte sinjalizuar se një nga ambientet e saj ishte përshtatur për shtëpi bari, por nga kontrolli u zbulua edhe depoja që ishte përshtatur për modifikimin e armëve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×