Suksesi në Serinë A pasqyrohet dhe te financat, te Milani vërshojnë paratë nga sponsorat

Me Milanin që ka rigjetur vazhdimësinë për të siguruar zonën Champions, por mbi të gjitha sivjet është pretendent absolut për fitimin e titullit, ku kundër Sasuolos i mjafton të mos humbë, pa dyshim që është rritur shumë oreksi në radhët e sponsorëve të rëndësishëm.

MILAN

Nëse Milani fiton, kjo shpërblehet me para dhe e para që ka vendosur të lëvizë është kompania “Puma”, e cila vesh “Djallin”. Gjiganti i veshjeve sportive ka vendosur që të rrisë investimin, për t’i bërë ballë konkurrencës dhe do të rishikojë marrëveshjen e mëparshme, duke kaluar nga 13 në 20 milionë euro në vit të ardhura, nga sezoni i ardhshëm.

Dhe sigurisht që Milani nuk do të ngurrojë që të firmosë këtë kontratë që do të përmirësojë ndjeshëm financat e klubit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×