Tjetër sinjal “lamtumire”, Ibrahimoviç refuzon pjesëmarrjen në kompeticionin europian

Zlatan Ibrahimoviç do të zbulojë të ardhmen e tij pas ndeshjes përfundimtare të sezonit kundër Sasuolos të dielën. Kontrata e 40-vjeçarit me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit dhe ende nuk është bërë asnjë njoftim nëse ai do të vijojë të jetë pjesë e klubit edhe në sezonin e ardhshëm.

ibrahimoviç

Ndërkohë, një sinjal për atë që do të jetë vendimi i Ibrës ka ardhur ditën e djeshme nga Suedia. Sulmuesi ka njoftuar Federatën skandinave që nuk mund t’i përgjigjet ftesës për t’u grumbulluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zyrtarisht, janë problemet me gjurin që nuk e lejojnë as të stërvitet rregullisht me Milanin, çka ka bërë që të luajë vetëm copëza ndeshjesh në daljet e fundit.

Pikërisht gjuri i operuar vijon të jetë shkak shqetësimesh dhe mund ta detyrojë të mbyllë karrierën në fund të sezonit, teksa Milani shpreson ta mbajë në klub, qoftë edhe si drejtues.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×