Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, flet xhaxhai: Djalë i urtë, për autorët dimë se janë nga… (VIDEO)

Yjj

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuar trupi i 26-vjeçarit Martin Çeço, është prononcuar për BalkanWeb edhe xhaxhai i tij.

Ai është shprehur se kanë shumë pak informacion mbi autorët që kanë kryer krimin, por edhe për vajzën, e cila mendohet të ketë qenë arsyeja pse ndodhi vrasja e Çeços.

“Ne na lajmëruan pas 4 ditëve që është mbytur nipi edhe erdhëm. Nuk dimë asgjë, jo ka ikur këtu apo aty. E kishte gjetur policia, e morën t’i bënin autopsinë. E motra vajti në vendngjarje. E gjetën pas ca ditësh. Ne sot e morëm vesh që është vrarë nga disa persona thonë që autorët janë nga Peshkëpia, nuk janë nga fshati. Djali ishte i urtë, ne dëgjuam që ishte i lidhur me një vajzë, e dëgjuam po nuk dimë gjë”, tha xhaxhai i viktimës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×