
Shakira thuhet se nuk kishte një raport të mirë me gratë dhe të dashurat e shokëve të skuadrës së Gerard Pique , por veçanërisht me gruan e Lionel Messit, Antonella Roccuzzo.
Gazetarja Lorena Vasquez pohoi në programin El Spectador se këngëtarja nuk shkoi kurrë mirë me miqtë e tij për shkak të natyrës së saj diktatoriale. Ajo pohoi gjithashtu se veçantërisht Shakira dhe gruaja e Messit, Antonella, nuk shkonin aspak mirë. E gjithë kjo me sa duket bëri që miqtë e Pique t’i referoheshin kolumbianes me titullin “La Patrona” (ajo që jep urdhrat ose ndryshe e quajtur shefja).
“Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë. Edhe unë e kam kaluar atë. Sigurisht që jam ndjerë i trishtuar, është një kohë shumë e vështirë dhe kur ke një familje kaq të bukur,” tha artisti kolumbian Carlos Vives. kur u pyet për Shakirën.
Ibai Llanos, një mik i ngushtë ka deklaruar se mbrojtësi i Barcelonës është mirë dhe po përgatitet për sezonin e ardhshëm.
“Shtypi ka folur shumë, por tani ai po përgatitet për sezonin me Barcelonën dhe po bën mirë. Gjithçka është në rregull,” tha Llanos.
Që kur lajmet për ndarjen e Pique u publikuan muajin e kaluar, ai ka qenë kryefjala e mediave spanjolle. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta , u kërkoi tifozëve të mbështesin futbollistin.
“Pique po vuan”, tha Laporta për Sport. “Sado para dhe famë që ka, janë njerëz, ai është kapiten dhe ka ende shumë për të na dhënë.
“Gerard është i përfshirë. Ai meriton dashurinë e Cules. Injoroni lajmet që dalin. Ai është një person i mirë.”- përfundoi ai.