Aksident i rëndë rrugor në aksin Lezhë-Shëngjin, 5 persona të plagosur (VIDEO)

Hrth

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.  Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën me dije se janë dërguar për kontroll në spital 5 persona. Dy prej tyre udhëtonin me mjetin tip “Benz” dhe 3 të tjerët me mjetin tip” Skoda”.

Policia gjithashtu ka sqaruar se aksidenti ka ndodhur te lagjja e “Shaljanëve”,  ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën të plagosurit.

Uniformat blu nënvizojnë se po u bëhen testet e alkoolit të dy drejtuesve të mjeteve që u përfshinë në aksident.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×