Deshamp publikon listën e Francës, Zhiru mbetet përsëri jashtë: Dua të shoh sulmues të tjerë

Didier Deshamp duket se pak nga pak po mbyll dyert e Francës për Olivier Zhiru. Sulmuesi veteran i Milanit është lënë përsëri jashtë në listën e përfaqësueses ku sigurisht nuk mungon Benzema i cili ka marrë tashmë një rol qendror në lojën e kësaj skuadre pas shumë vitesh përjashtim.

sdfsdfsdfs

“Ju lë të lirë të nxirrni vetë përfundimet tuaja të ngutura, nuk do të përsërit veten. Në këto katër ndeshje dua t’u ofroj mundësinë disa lojtarëve ofensivë të tjerë të tregojnë veten. Ajo që kam thënë rreth Zhiru në mars nuk ka ndryshuar. Por dua t’u jap minuta sulmuesve të tjerë që kanë bërë shumë mirë në klubet e tyre: Ben Jeder, Nkunku i cili u shpall lojtari më i mirë në Gjermani apo Musa Dembele i cili ka statistika interesante”, ishin fjalët e Deshamp rreth listës për ndeshjet e Ligës së Kombeve ku mungon edhe Pol Pogba i dëmtuar.

LISTA
Portierë:
Areola, Loris, Menja
Mbrojtës: Klaus, Dinje, L. Hernandez, T. Hernandez, Kimpembe, Kunde, Pavard, Saliba, Varane.
Mesfushorë: Guenduzi, B. Kamara, Kante, Rabio, Tshuameni.
Sulmues: Ben Jeder, Benzema, Koman, Diabi, Grizman, Mbape, Nkunku.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×