Interi ka ende një ndeshje për të luajtur përpara përfundimit të këtij sezoni, por duket se po mendon që tani për sezonin e ardhshëm dhe look-un e skuadrës në fushë.
Faqja e famshme e cila njihet për zbulimin e parakohshëm të fanellave të skuadrave “FootyHeadlines” ka publikuar në “ er” pamjet e para të fanellës së parë që zikaltërit do të përdorin gjatë sezonit 2022-2023.
Sponsori është ndryshimi më i dukshëm së bashku me ngjyrën blu e cila është më e hapur në fanellën e këtij sezoni.
Struktura e vijëzimit gjithashtu ka ndryshuar duke krijuar një model komplet të ri për sezonin e ardhshëm.
Mbetet për t’u parë nëse tifozët do të mbeten të kënaqur nga ky projekt i ri dhe do ta vendosin fanellën e re në listën e tyre të blerjeve.
Arena e Lajmit

Loading…