
Kreu i shtetit, Ilir Meta ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Stamboll.
Presidenti merr pjesë në konferencën “Maltepe Economic Forum”, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka falënderuar kryebashkiakun e Stambollit duke thënë se ishte kënaqësi për të ishte në këtë takim.
“Kënaqësi të marr pjesë në konferencën Maltepe Economic Forum. “Turkey and EU in the New Era” në Stamboll. Falenderoj kryebashkiakun Ali Kiliç për mikpritjen”, shkruan Meta.
Në një reagim të dytë, kreu i shtetit shkruan: Një pritje shumë e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Stambollit, z.Ekrem Imamoglu. Stambolli është një qendër e rëndësishme botërore, me një popullsi prej gati 16 milionë banorë dhe 3 milionë vizitorë në ditë, ku përfshihet edhe komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri.
Me Stambollin, simbolin e Turqisë moderne dhe zhvillimit gjithmonë të vrullshëm ekonomik, kemi lidhje tradicionale, historike dhe kulturore shumë të forta, që duhet të bëjmë çmos t’i zhvillojmë më tej.
E falenderova Kryebashkiakun Imamoglu për mbështetjen e fortë, që i jep bashkëpunimit me vendin tonë.