Tirana ka vazhduar përgatitjet për javën e 35-të. Kështu, në stërvitjen e djeshme nuk ishin të pranishëm Bekaj dhe Ismajlgeci. Lojtarët janë lënë pushim nga Shehi, pasi do të grumbullohen me Kombëtaren.
Edhe De Silva e Bytyqi janë bashkuar me skuadrën. Me mungesën e dy titullarëve, Zhivanajt dhe Ngosë, Tirana ka vendosur që të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.
Në portë pas javës së parë do të luajë Ilion Lika, më pas Nuriu, Behiratçe, Najdovski e Përgjoni. Në mesfushë treshja e artë Totre, Limaj e Toli. Sulmi plotësohet me Gjumsin, Seferin dhe Xhixhën. Tirana do të luajë me Dinamon në “Selman Stërmasi”, ndërsa këtë sezon skuadra bardheblu e ka mundur katër herë. Vetëm një ndeshje, atë të Kupës së Shqipërisë, këtë sezon ka fituar Dinamoja.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
Arena e Lajmit

Loading…