“Vera do të jetë përvëluese për disa”! Paralajmëron Kryemadhi: Evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 mln euro

Kryemadhi 11

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, paralajmëron se kjo verë do të jetë përvëluese për disa, teksa ndalet tek afera e inceneratorëve.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi thekson se “vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro”.

Postimi i Kryemadhit:

Konet e inceneratorëve marrin pagesa për të dalë nëpër banaqe dhe të heqin vëmendjen nga çështjet e vërteta që prekin shqiptarët, si çmimet e ushqimeve, shtrenjtimi i karburantit dhe kostos së jetesës. Apo nga cënimi i integritetit territorial dhe interesave kombëtare të Shqipërisë.
Ndërkohë, vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro!!!
Firmat e Ramës, Veliaj, Subashit, Agaçit, etj., janë aty, dhe vera për disa, ka për të qenë përvëluese..

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×