
Kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj deklaroi se Edi Rama po zgjedh President një zgjatim të tij me non-gratat. Alibeaj tha se Rama nuk kishte asnjë lloj synimi për t’iu dhënë qytetarëve një president përfaqësues të të gjithë shqiptarëve.
“Ajo që kam thënë në fillim u provua. Rama nuk kishte asnjë lloj synimi për t’iu dhënë qytetarëve një president përfaqësues të të gjithë shqiptarëve. Po zgjedh një zgjatim të tij, një president siç kanë thënë non-gratat e tij. Presidenti duhet të ishte mbi të gjitha palët siç ne propozuam
Ne në mënyrë publike jo vetëm bëmë gati dhe i ofruam të gjitha palëve që ky proces të ishte i përbashkët, me propozime nga pala jonë, me pjesëmarrjen e palëve të tjera, me identifikimin e një figure konsensuale, ju e patë kush u tërhoq nga ai proces. Ky është ndoshta dështimi më i madh”, tha Alibeaj.
I pyetur për refuzimin për të marrë pjesë nesër në seancë, në raundin e katërt, Alibeaj tha se testi ishte ai që bëri opozita. “Nuk është ky testi për të përcaktuar se cili është qëndrimi i palave politike. Testi ishte ai që bëmë ne.
Vetëm serioziteti në këtë proces është mbajtur nga ne. Ky është serioziteti i procesit. Besoj këtu është e qartë se kush është tërhequr”, tha Alibeaj.